Të kuptuarit e llojeve të qasjeve politike, si dhe modeleve që përdoren nga qeveritë lidhur me prodhimin dhe përdorimin e drogës për përdorim mjekësor merr rëndësi të veçantë në një moment kur Shqipëria është në një fazë konsultimi për legalizimin e kanabisit, apo jo. Në këtë kuadër është realizuar studimi me titull “Legalizimi i Kanabisit në Shqipëri: Përfitimet dhe Risqet”, i cili pasqyron në mënyrë të përmbledhur historinë e prodhimit dhe shpërndarjes së paligjshme të kanabisit që prej disa dekadash tashmë në Shqipëri, si një vatër për tregun evropian dhe me gjerë. Gjithashtu, pamje merren edhe nga vende të tjera të botës dhe ato më afër rajonit, të cilat kanë kaluar procesin e legalizimit më parë. Punimi synon ndër të tjera të identifikojë përfitimet dhe risqet e mundshme që vijnë nga ky model legalizimi i kanabasit në Shqipëri.

Punimi u prezantua gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga Fondacioni Qemal Stafa më 13 Qershor 2022. Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutimin e hapur pas përfundimit të prezantimit. Ekspertët ndanë mendime dhe morën sugjerime nga grupet e interesit të cilat i reflektuan në punimin përfundimtar.

Share.