Në datat 17-18 Qershor 2022, Fondacioni Qemal Stafa, mori pjesë në Trajnimin e Trajnerëve të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert në Tiranë. Ky trajnim u zhvillua për të përmirësuar aftësitë e trajnerëve tek pjesëmarrësit mbi konceptet socio-politike dhe ekonomike nga perspektiva e vlerave social-demokrate. Pjesëmarrësit u trajnuan në lidhje me nevojat dhe eksperiencat e pjesëmarrësve në trajnim dhe sesi t’i inkorporojnë këto eksperienca në krijimin dhe shpërndarjen e trajnimit; facilitimin e trajnimeve që janë interaktive për nga natyra duke përdorur një miks aktivitetesh të të mësuarit, që mësojnë mbi një hapësirë të gjerë të metodave të të mësuarit bazuar në principet e të mësuarit për të rriturit.

Në këtë trajnim pjesëmarrësit u njohën me praktikat e mira të mësimdhënies dhe facilitimit, duke përfshirë midis të tjerash dhe aftësimin për ndërveprim ndërpersonal, përmbledhje, duke siguruar feedback, fleksibilitetin dhe reagimin ndaj hapësirës së trajnimit, komunikimit efektiv, angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve dhe menaxhimin e audiencës.

Share.