Fondacioni Qemal Stafa organizoi Akademinë Politike “Integriteti dhe Antikorrupsioni” në një trajnim dy-ditor me të rinj nga qarqe të ndryshme të Shqipërisë. Akademia Politike kishte qëllim kryesor rritjen e kapaciteteve të të rinjve shqiptarë në fushën e Integritetit dhe Antikorrupsionit.

Gjatë trajnimit u diskutua mbi konceptin e korrupsionit dhe evoluimin e tij përgjatë kohës, duke u fokusuar në veçanti te tipet e korrupsionit, shkaqet dhe efektet e tij në shoqëri dhe në ekonomi. Pjesë integrale shumë e rëndësishme e trajnimit ishte diskutimi mbi strategjitë antikorrupsion, qasjet e tyre, si edhe për institucionet përgjegjëse.

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, pjesëmarrësit u trajnuan edhe mbi parimet e integritetit, politikat antikorrupsion dhe transparencën. Të rinjtë u bënë pjesë e punëve në grup, duke nxitur kreativitetin e tyre dhe duke ndarë njohuritë me njëri-tjetrin.

Trajnimi u organizua më datë 11-12 Nëntor 2023 në qytetin e Tiranës me mbështetjen e Olof Palme International Center.

Share.