Fondacioni Qemal Stafa organizoi “Trajnimi i Trajnerëve 2022” i cili në bazohet në programin “Mbështetja e demokracisë në Balkanin Perëndimor – progresi dhe lidhja e urave të bashkëpunimit me një kurrikul të përshtatur që përfshin tre module intensive dhe interaktive, të dizajnuara si një kombinim i prezantimeve teorike dhe aftësive praktike për pjesëmarrësit. “Trajnimi i Trajnerëve 2022” ka si qëllim tё mbështesë individët tё cilët duan tё angazhohen si trajnerë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e vendim-marrjes, komunikimit në publik dhe drejtimit si shtylla të rëndësishme drejt rrugës së suksesit. Temat e përfshira në këtë trajnim përfshijnë disiplinat e lidershipit, sesion mbi komunikimin, median, debatin konstruktiv dhe zhvillimin personal, module këto që do të vendosin në sfidë secilin nga pjesëmarrësit.

Moduli i parë u zhvillua në datat 10-11 Shtator në Pogradec, Shqipëri. Në sesionin e parë pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e zhvillimit të grupeve dhe proceset e krijimit të tyre. Përgjatë këtij sesioni u zhvilluan ushtrime dhe u realizua ndarja në grupe e pjesëmarrësve bazuar në teknikat e mësuara. Në vijim u diskutuan stilet e të mësuarit dhe mësimi përgjatë jetës si një qasje e rëndësishme e të mësuarit individual. Aktivitete sociale përgjatë bregdetit të Pogradecit dhe fshatit turistik Tushemisht u zhvilluan në mbyllje të ditës së parë.

Sesionet e ditës së dytë u përqëndruan në Aftësitë Bazë të Trajnuesit 1&2. Pjesëmarrësit diskutuan mbi etikën dhe vlerat në sesionin e parë. Aftësitë komunikuese dhe komunikimi jo-verbal, vlerësuar si aftësitë bazë më të rëndësishme për një trajner u trajtuan në sesionin e dytë.

Në sesionin e fundit, trajnerët diskutuan mbi aftësitë drejtuese dhe debatuese duke përmendur stile dhe qasje të ndryshme të Leadership-it si dhe aftësitë e menaxhimit të konfliktit Ky sesion i fundit u shoqërua me lojëra simuluese duke ndarë dhe eksperiencat personale midis pjesëmarrësve në kuadër të rritjes së interaktivitetit dhe bashkëpunimit.

Share.