Fondacioni Qemal Stafa, me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center, mbështet organizimin e trajnimit me temë “Funksionimi i Partisë, Partia Digjitale dhe Aftësitë Komunikuese” me kryetarët dhe bashkëkryetarët e rinj të Partisë Socialiste në nivel Qarku. 

Trajnimi i katërt në këtë kuadër u organizua në qytetin e Tiranës me pjesëmarrës nga Qarku i Tiranës më datë 23 Shtator 2022. Pjesëmarrësit janë trajnuar mbi rolin dhe funksionin e kryetarit të partisë, rolin e strukturave të partisë në fushatë zgjedhore, partinë digjitale dhe aftësitë komunikuese.

Share.