Fondacioni Qemal Stafa mori pjesë në Forumin e dytë Socio-Ekologjik të mbajtur më date 22 Nëntor 2022 në Shkup, Maqedoni dhe organizuar nga Fondacioni Fridrich Ebert, Olof Palme International Center dhe Progres-Instituti Ndërkombëtar për Demokraci Sociale.

Më shumë se 100 pjesëmarrës dhe mbi 40 panelistë ishin pjesë e e këtij Forumi, i cili mblodhi së bashku liderë progresivë, vendimmarrës, përfaqësues të mediave, ekspertë të nga fusha e energjetikës, aktivistë, liderë të rinj, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të ftuar të lartë nga rajoni dhe Evropa.

Ideja e Forumit qëndron pas iniciativave për atë se si duhet të përballemi me ndryshimet klimatike. Qëllimi për edicionin e tretë në vitin e ardhshëm do të jetë unifikimi i perspektivave nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – liderët kombëtarë, liderët e partive, liderët e komuniteteve të ndryshme dhe përfaqësuesit e sektorit të shoqërisë civile të vënë në praktikë atë se si të mbështesin njëri-tjetrin gjatë tranzicionit të drejtë të shoqërive tona.

Share.