Përfundon Programi i Lidershipit Progresiv, i cili bazohet në programet e mëparshme të ngjashme të Friedrich Ebert Stiftung (FES), me kurrikula të përshtatura që përfshijnë dy workshop-e intensive dhe interaktive duke kombinuar prezantime teorike dhe aftësi praktike për përfaqësuesit e organizatave rinore të partive politike progresive dhe aktivistëve të shoqërisë civile nga tetë vendet e rajonit: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Programi i Lidershipit Progresiv 2022 u fokusua në temën “Bashkëpunimi Rajonal për Paqe dhe Siguria”.

Rreth 25 pjesëmarrësit, përfshirë pjesëmarrësit prej Fondacionit Qemal Stafa, patën mundësi të marrin pjesë në një vizitë studimore në Vienë në datat 22-25 Nëntor 2022ku pas dy moduleve intensive trajnim në Rajonin e Ballkanit Perëndimor vizituan fondacionet dhe organizatat të cilat janë tepër aktive dhe janë të angazhuara në çështjet e rajonit lidhur me integrimin Evropian, në çështjet e brendshme të rajonit si dhe në sfidat kryesore që rajoni po përballon si kriza energjitike, migrimi masiv, papunësia, diferencat gjinore etj. Takimet u organizuan në formën e diskutimeve të hapura ku pjesëmarrësit bëheshin palë e bisedimeve me përfaqësuesit e organizatave dhe adresonin pyetjet sipas rastit

Disa nga organizata e vizituara gjatë kësaj vizite janë si më poshtë: Friedrich-Ebert-Stiftung Cooperation and Peace Office; Austrian Institute for International Affairs; International Institute for Peace; Renner Institut; Energy Community Secretariat.

Share.