Fondacioni Qemal Stafa, Me mbështetjen e Olof Palme International Center, organizoi aktivitetin “Të rinjtë në drejtim” me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës. Trajnimi u zhvillua në datat 5 dhe 6 Korrik 2022 në Durrës dhe në Dajt me pjesëmarrjen e 15 të rinjve të shkollave të mesme të Tiranës. 

Në ditën e parë të trajnimit të zhvilluar në Durrës u mbajt sesioni mbi Lidershipin: Si të përgatitemi për të qenë lider të së ardhmes dhe sesioni mbi komunikimin në publik. Në ditën e dytë të trajnimit të organizuar në Dajt, Tiranë, nxënësit e shkollave të mesme u njohën me termin e advokimit si një koncept kryesor për të promovuar dhe konsoliduar demokracinë dhe mësuan si të bëjnë prezantimin e analizave dhe përmbledhjeve politike.

Në kuadër të aktiviteteve sociale, u vizitua Muzeu Arkeologjik i Durrësit  dhe Kalaja e Dajtit nën rrëfimin e një arkeologu profesionist për t’u njohur me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike shqiptare.

Share.