Fondacioni Qemal Stafa mori pjesë aktive në Konferencën Rajonale me temë “Ndikimet e Huaja Kundër Proceseve Demokratike në Vendet e Ballkanit Perëndimor” të organizuar në datat 24-25 Nëntor 2022 në Shkup, Maqedoni e Veriut nga Progres Institute for Social Democracy (PROGRESS), me mbështetjen financiare të Fondacionit Kalevi Sorsa.

Paneli i parë i ngritur në kuadër të kësaj konference u titullua ‘‘Punët e brendshme – Ndikimi i jashtëm! Kush dhe si po e mbush boshllëkun në Ballkanin Perëndimor?’’. Qëllimi i këtij paneli ishte dhënia e një pasqyre të zhvillimeve historike që çuan në situatën ku rajoni i Ballkanit Perëndimor është nën ndikimin e shumë faktorëve dhe strukturave të huaja. Gjatë këtij paneli u dikutua mbi ndikimin e huaj si pjesë e profilit psikologjik në Ballkanin perëndimor dhe se si përplasen strukturat e ndryshme të fuqisë në rajon.

Gjatë panelit të dytë të organizuar u diskutua mbi ndikimi i huaj dhe OSHC-të në rajon. Në këtë panel, përfaqësues nga organizatat partnere nga Ballkani Perëndimor dhanë një pasqyrë të ndikimit pozitiv dhe të atij negativ që kanë vendet, organizatat dhe strukturat e huaja në punën e OSHC-ve të tyre përkatëse. Për më tepër, diskutimi siguroi një pasqyrë të ndikimit që këta aktorë kanë mbi të gjithë shoqërinë civile në vendet e tyre përkatëse dhe efektet e tij në diskursin politik kombëtar dhe rajonal.

Paneli i tretë kishte temën ‘‘Njohja e ndikimit pozitiv të jashtëm – BE-ja si partnere e demokracive tona’’. Qëllimi i këtij paneli ishte përkufizimi i termit “ndikim pozitiv i huaj” dhe të veçanërisht përcaktimi i dallimeve midis atyre ndikimeve që janë të dobishme dhe atyre që janë shkatërruese për zhvillimin demokratik të Ballaknit Perëndimor dhe synimit të vendeve të saj për integrimin euroatlantik. Thelbësor ishte diskutimi mbi atë se si mund ta përdorin më mirë vendet e Ballkanit Perëndimor ndikimin pozitiv për t’iu kundërvënë sfidave demokratike të imponuara nga aktorët që praktikojnë ndikim negativ dhe se Si mund të komunikojnë aktorët progresivë me publikun në mënyrën më efikase për këtë temë.

Tema e panelit të fundit të ishte ‘‘Mbrojtja e demokracisë! Veprim i përbashkët, Përgjegjësi e përbashkët’’.  Qëllimi i këtij paneli ishte hapja e diskutimit rreth hapave të veçantë që palët e ndryshme të interesit (media, partia, shoqëria civile, akademia) mund të ndërmarrin për të diferencuar më mirë ndikimin e aktorëve të ndryshëm në rajon. U diskutua se si mund të minimizohen ndikimet që kundërshtojnë integrimin euroatlantik të rajonit të Ballaknit Perëndimor dhe që përpiqen të minojnë demokracinë, si dhe çfarë hapash mund të ndërmerren për të nxitur dhe forcuar bashkëpunimin me ata që kontribuojnë në të ardhmen demokratike të rajonit, duke ngritur pyetjen nëse çfarë po bëhet për momentin.

Share.