Fondacioni Qemal Stafa ka organizuar një seri takimesh në disa bashki të vendit për të diskutuar mbi profilet e bashkive bazuar në një proces të gjatë intervistimesh me qytetarët në terren mbi performancën bashkiaee, si dhe mbi sfidat me të cilat priten të përballen bashkitë respektive gjatë mandatit zgjedhor, i cili sapo ka filluar.
Takimet janë organizuar në formën e tryezave të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e të rinjve, bizneseve dhe përfaqësuesve të niveleve të larta drejtuese. Aktivitetet janë organizuar në kuadër të projektit: “Rritja e Integritetit të Zgjedhjeve dhe Qëndrueshmërisë së Partive Politike” me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy.