Fondacioni Qemal Stafa, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, ka organizuar trajnimin dy-ditor me kryetarët rinj të bashkive të Partisë Socialiste. Trajnimi u zhvillua në datat 07-08 Korrik 2023 në qytetin e Elbasanit.

Ky program trajnimi ka ofruar një mundësi të vlefshme për rritjen e kapaciteteve të kryetarëve të zgjedhur për herë të parë për të drejtuar në mënyrë sa më eficiente dhe të përgjegjshme bashkinë përkatëse, bashkëpunimin dhe nxitjen e marrëdhënieve profesionale ndërmjet homologëve në bashkitë e vendit.

Dita e parë e trajnimit u fokusua në rëndësinë e pushtetit vendor në objektivat kryesore, të tilla si rritja e rolit të bashkive në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe rritja e performancës ekonomike të tyre, pjesëmarrja aktive në politikë në nivel lokal dhe rritja e koordinimit me strukturat në nivel qendror, si dhe roli i bashkive në procesin e integrimit evropian.  Gjatë ditës së dytë të trajnimit, fokusi ishte në ofrimin e shërbimeve bashkiake sa më gjithëpërfshirëse dhe cilësore për qytetarët.

Share.