Me rastin e punimeve të Këshillit Botëror të IUSY (Organizata Ndërkombëtare e të rinjve Socialist) dhe zhvillimeve të fundit që janë duke ndodhur të cilat kanë ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Fondacioni Qemal Stafa organizoi tryezën e rrumbullakët të Ballkanit Perëndimor “A ka nevojë BE-ja për një rrugë bindëse për aderimin e Ballkanit Perëndimor, apo i mungon një plan për rajonin?” më datë 2 qershor, 2022 në Tiranë. Ky projekt/aktivitet u organizua në kuadër të programit Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

Diskutimi i hapur shërbeu për të diskutuar pikëpamjet dhe qëndrimet tona për iniciativën më të re të bashkëpunimit rajonal, për të shkëmbyer idetë, praktikat më të mira dhe vizionet tona për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së.  Të ftuar ishin figura të rëndësishme politike vendase, rajonale dhe Evropiane si dhe përfaqësues të të rinjve të mbledhur në Tiranë me rastin e punimeve të Këshillit të IUSY.

Share.