Kënaqësi të mirëprisnim anëtarët e organizatave suedeze në zyrat tona në Tiranë!

Takimi, me përfaqësuesit e Olof Palme International Center, Arbetarnas Bildningsförbund si dhe me deputetin e parlamentit Suedez, u zhvillua më datë 28 tetor 2022 në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të rrjetëzimit midis Fondacionit Qemal Stafa dhe organizatave suedeze.

Partnerët vlerësuan punën e bërë në drejtim të tri shtyllave themelore të Fondacionit: Rritja e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve, shkollave verore, akademive; politikat zhvillimore nëpërmjet analizave dhe studimeve të thelluara; fuqizimi i network-ut.

Pjesë e bisedimeve ishin edhe mundësitë e reja konkrete për krijimin e programeve të integruara duke theksuar mbështetjen lidhur me zgedhjet vendore 2023 në Shqipëri.

Share.