Fondacioni Qemal Stafa në bashkëpunim me Fondacionin Kalevi Sorsa organizon
Akademinë Politike 2023, e cila ka si qëllim tё mbështesë dhe promovojë individët që janë
të përfshirë ose duan të përfshihen në sferën politike. Kjo akademi synon të ofrojë një
mundësi unike për të përvetësuar njohuri dhe aftësi të reja përmes ndërveprimit me
akademikë, ekspertë dhe aktorë politikë.


Formimi i liderëve politikë të ardhshëm është një aspekt shumë i rëndësishëm i
përmirësimit të procesit të politikëbërjes. Nëpërmjet rritjes së kapaciteteve në nivel
kombëtar, fondacioni synon të nxisë mendimin kritik, të trajnojë, evidentoj dhe promovoj
individët që kanë ambicie dhe dëshirojnë të jenë pjesë aktive e jetës politike në vend.
Nëpërmjet Akademisë Politike pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kuptojnë më gjerë
mjedisin kompleks politik, social dhe ekonomik dhe të njihen me procesin e rëndësishëm
të integrimit në Bashkimin Evropian. Objektivi i Akademisë Politike është t’u ofrojë
pjesëmarrësve njohuri dhe ekspertizë teknike për të rritur aftësitë e tyre për të formësuar
argumente politike të sakta.


Thirrja është e hapur për aplikantët nga Shqipëria, me zotërim të mirë të gjuhës angleze,
me përfshirje aktive në çështjet politike dhe/ose në shoqërinë civile, si dhe me interes për
politikën shqiptare dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Rreth 15 -20 individë do të marrin pjesë në dy sesione trajnimi sipas datave dhe vendeve të
specifikuara në agjendën bashkëlidhur kësaj thirrjeje. Temat e përfshira në këtë trajnim
përfshijnë disiplinat e ideologjive politike dhe sistemet politiko-ekonomike si dhe një sesion
mbi historikun, zhvillimet e fundit të Integrimit Evropian dhe sfidat e reja të Shqipërisë drejt
integrimit në BE.


Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet duke i’u referuar informacionit që do të jepet në
shprehjen e interesit të plotësuar nga aplikanti nëpërmjet link-ut:
https://forms.gle/ZzFysmArp6dFBYaB9 e cila do të jetë e hapur deri më 31/08/2023. Të
përzgjedhurit do të njoftohen nëpërmjet adresave elektronike brenda datës 5/09/2023.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për një angazhim afatgjatë me Fondacionin Qemal
Stafa duke u bërë pjesë integrale në aktivitete të ndryshme si dhe duke u përfshirë në
studime në fusha të ndryshme që FQS ndërmerr.

Share.