Historiku

Fondacioni Qemal Stafa (FQS) është një organizatë jofitimprurëse pa anëtarësi e themeluar, rregjistruar dhe që funksionon në territorin e Republikës së Shqipërisë që prej vitit 2007.
FQS u themelua nga Partia Socialiste e Shqipërisë në formën e Fondacionit dhe është themeluar si strukturë e pavarur, me synim përhapjen, zhvillimin dhe konsolidimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, drejtësisë dhe solidaritetit, shoqërisë pluraliste dhe shtetit të së drejtës.
FQS synon rritjen e ngritjes së kapaciteteve përmes trajnimeve, përfshirjes së sa më shumë ekspertëve në adresimin e çështjeve që synon fondacioni, si dhe ndërveprimin aktiv me të gjithë aktorët politikë. Fondacioni ka bashkëpunim të thellë me secilën prej strukturave të PS-së në nivel lokal dhe qendror, me fondacione simotra të përfshira për qëllime të përbashkëta, studiues akademikë dhe politikë, si dhe me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
FQS ndër vite ka krijuar forma të ndryshme bashkëpunimi me fondacione simotra në vend dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunime me fondacione dhe donatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Fondacioni synon krijimin e një rinie sa më proaktive në zhvillimet sociale, ekonomike e politike të vendit duke mbartur vlerat e mbajtësit të emrit të tij.

Misioni

Asistimi i Partisë Socialiste në procesin politikëbërës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me ide, udhëzime, studime dhe programe politike

Qëllimi

Asistimi i Partisë Socialiste në procesin politikëbërës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me ide, udhëzime, studime dhe programe politike

Objektivat

Veprimtaria

ORGANIGRAMA

BORDI

Fondacioni ka organet e veta vendimmarrëse dhe ekzekutive. Organet drejtuese të Fondacionit janë: