Fondacioni Qemal Stafa në bashkëpunim me Fondacionin Kalevi Sorsa organizon
aktivitetin “Trajnimi i Trajnerëve” 2023, i cili ka si qëllim tё mbështesë individët tё cilët duan
tё angazhohen si trajnerë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e vendim-marrjes,
komunikimit në publik dhe drejtimit si shtylla të rëndësishme drejt rrugës së suksesit. Ky
trajnim synon të ofrojë një qasje të veçantë për zhvillimin e lidershipit, komunikimit dhe
rritjes personale të pjesëmarrësve për të arritur në këtë mënyrë të influencojë në një
ndryshim të përgjithshëm në shoqëri.


15-20 të rinj dhe të reja të moshës 18 deri në 30 vjeç do të marrin pjesë në tri sesione trajnimi
sipas datave dhe vendeve të specifikuara në agjendën bashkëlidhur kësaj thirrjeje. Temat
e përfshira në këtë trajnim përfshijnë disiplinat e lidershipit, sesion mbi komunikimin,
median, debatin konstruktiv dhe zhvillimin personal, module këto që do të vendosin në
sfidë secilin nga pjesëmarrësit dhe që njëherazi mundësojnë aftësimin e kapaciteteve tek
çdonjëri prej tyre.


Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet duke i’u referuar informacionit që do të jepet në
shprehjen e interesit të plotësuar nga aplikanti nëpërmjet link-ut:
https://forms.gle/TmRrDnPb2iZZy6qV8 e cila do të jetë e hapur deri më 28/08/2023. Të
përzgjedhurit do të njoftohen nëpërmjet adresave elektronike brenda datës 01/09/2023.


Me përfundimin e trajnimit individët do të nisin një angazhim afatgjatë me Fondacionin
Qemal Stafa duke u bërë pjesë në aktivitete të ndryshme, si dhe duke u përfshirë si trajnerë
për aktivitetet e ardhshme të fondacionit.

Share.