Programi i Lidershipit Progresiv bazohet në programet e mëparshme të ngjashme të Friedrich Ebert Stiftung (FES), me kurrikula të përshtatura që përfshijnë dy workshop-e intensive dhe interaktive duke kombinuar prezantime teorike dhe aftësi praktike për përfaqësuesit e organizatave rinore të partive politike progresive dhe aktivistëve të shoqërisë civile nga tetë vendet e rajonit: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Programi i Lidershipit Progresiv 2022 u fokusua në temën “Bashkëpunimi Rajonal për Paqe dhe Siguria”.

Rreth 25 pjesëmarrësit, përfshirë pjesëmarrësit prej Fondacionit Qemal Stafa, patën mundësi të marrin pjesë në leksione dhe të diskutojnë për çështjet politike të lidhura me sigurinë në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sesioni i dytë i trajnimit do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë në datat 22-26 Shtator dhe trajnimi do të shoqërohet me një vizitë studimore në Vienë, Austri në datat 22-25 Nëntor 2022.

Share.