Vijojnë trajnimet dy-ditore me të rinjtë shqitparë në kuadër të platformës ndër-partiake nga Westminister Foundation for Democracy (WFD). Këtë herë, organi publik i Mbretërisë së Bashkuar i dedikuar forcimit të demokracisë në mbarë botën e ka organizuar trajnimin në qytetin e Gjirokastrës më datat 27-28 Maj 2022.

Të rinjtë u trajnuan mbi lidershipin demokratik dhe komunikimin. Gjatë ditës së parë, trajnuesit u përqëndruan kryesisht në modelet, ndikimet, përdorimin sipas stilit qeverisës dhe elementet që po ndryshojnë në shekullin e ri. U trajtua analiza individuale dhe nevojat për ndryshim, duke u fokusuar mbi modelet dhe përshtatjen me secilin tyre. Në vijim të ditës së parë, rëndësi të veçantë morri edhe trajnimi mbi stilin personal të lidershipit.

Gjatë ditës së dytë, të rinjtë u trajnuan mbi komunikimin politik të gjeneratës së re dhe përfshirjen e saj në vendim-marrje. U zhvillua stimulimi me elemente të diskutimit publik si përfaqësues politikë. Të rinjtë u përfshinë në diskutime dhe debate cilësore për përfshirjen e tyre në politikë, duke e përfunduar diskutimin me finalizimin e listës së prioriteteve të gjeneratës së re.

Nuk munguan as aktivitetet sociale dhe turet në qytetin e gurtë.

Share.