Fondacioni Qemal Stafa merr pjesë aktive në Akademinë Politike mbi transformimin e politikës parë në këndvështrimin gjinor. E iniciuar në vitin 2012 nga Rrjeti i EQL-së për Çështjet Gjinore, Shkolla e Korçulës është një hapësirë unike e të menduarit të lirë për një shkëmbim largpamëse të pikëpamjeve mbi çështje kritike ideologjike dhe politike.

Shkolla mbledh së bashku gra dhe burra udhëheqës politikë nga partitë e qendrës së majtë dhe social-demokrate, ekspertë, aktivistë politikë dhe feministë, veçanërisht nga Evropa Juglindore, për të diskutuar çështjet e barazisë gjinore. Ky edicion ishte një ngjarje e nivelit të lartë që mblodhi së bashku përfaqësues nga rajoni dhe Evropa për të ndarë mësimet e nxjerra nga konfliktet ballkanike të viteve nëntëdhjetë që mund të jenë të rëndësishme për luftën aktuale në Ukrainë dhe zgjidhjen e saj. Në adresimin e temave të mësipërme u aplikua lente gjinore.

Diskutimet e ditës së parë u krijuan për të qenë të ndërlidhura dhe për të ofruar një perspektivë më gjithëpërfshirëse mbi dallimet, ngjashmëritë, pasojat dhe zgjidhjet që lidhen me gjendjen aktuale të çështjeve në lidhje me luftën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor. Dita e dytë iu kushtua socialdemokracisë nga një perspektivë evropiane dhe rajonale.

Akademia Politike u zhvillua në data 25-26 Gusht 2022 në Korčula, Kroaci dhe u organizuaa nga CEE GenderNetwork me mbështetjen e Olof Palme International Center, Fondacioni për Studime Europiane Progresiste dhe Fondacioni Friedrich Ebert.

Share.