Fondacioni Qemal Stafa merr pjesë aktive në Akademinë Politike mbi transformimin e politikës parë në këndvështrimin gjinor. Programi u hartua për të diskutuar aspektet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të barazisë gjinore, si dhe lidershipin politik të grave në kontekstin më të gjerë të politikës socialdemokratike dhe progresive. Zhvillimet rajonale politike, ekonomike dhe sociale janë në krye të agjendës nga këndvështrimi i drejtësisë sociale, barazisë dhe solidaritetit.

Akademia Politike u zhvillua në data 25-26 Gusht 2022 në Korčula, Kroaci dhe u organizuaa nga CEE GenderNetwork me mbështetjen e Olof Palme International Center, Fondacioni për Studime Europiane Progresiste dhe Fondacioni Friedrich Ebert.

Share.