Fondacioni Qemal Stafa merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europian të mbajtur në datat 14-15 Tetor 2022 në Berlin, Gjermani.
I organizuar me mbështetjen e SPD– një parti anëtare e plotë e PES – Kongresi i PES mirëpriti krerët e shteteve dhe qeverive, komisionerët evropianë, liderët e partive dhe përfaqësues të tjerë të arenës politike.
Me moton “Me guxim. Për Evropën” drejtuesit e PES diskutuan politikat për të adresuar ndryshime të thella në sigurinë ndërkombëtare dhe ekuilibrin shumëpalësh, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionit, krizën e shkaktuar nga COVID-19, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.