Në vijim të aktiviteteve për informimin mbi nismën Open Balkan, Fondacioni Qemal Stafa organizoi një takim në datën 14 Korrik 2022 për të zhvilluar një diskutim të hapur me të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i punimit “Open Balkan: Përfitimet dhe Risqet” dhe nxitja e diskutimit mes të rinjve.

Të rinjtë e Tiranës kanë pasur një rol të rëndësishëm pjesëmarrës në formulimin e programeve dhe shpërfaqjen e vizionit evropian të të rinjve duke vulosur më së miri dëshirën dhe vullnetin e tyre për Shqipërinë në Evropë. Rasti më i fundit është përfshirja e Tiranës në Rrjetin e Kryeqyteteve Evropiane të Rinisë, si rezultat i vlerësimit të qytetit të Tiranës me titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për vitin 2022. Impakti i këtij çmimi pritet të ndikojë pozitivisht në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë përsa u përket politikave sociale dhe punësimit. Duke u dhënë zë të rinjve, ata mund të kontribuojnë për ta bërë rajonin një vend tërheqës dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë për të jetuar, punuar dhe realizuar ambiciet e tyre. Kjo detyrë merr vlerë të shtuar në kushte të largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Share.