Politikat Progresive në Ballkanin Perëndimor (PROGWeB) është një akademi politike rajonale e cila sjell së bashku të rinjtë e përfshirë në politikë, në organizata jo-qeveritare apo që janë pjesë e forcave progresiste nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i Akademisë është të rrisë pjesëmarrjen politike dhe ndikimin e të rinjve në shoqëri dhe politikë nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe forcimit të bashkëpunimit demokratik rajonal.
Programi mbështetet nga Olof Palme International Center dhe implementohet nga: Olof Palme International Center (OPC) Centre Party, International Foundation (CIS), Boris Divković Foundation (BDF), Forum of Left Initiative (FLI), Center of Modern Skills (CMS), Progres Institute for Social Democracy (PROGRESS), Liberal Institute Skopje (LIS), Musine Kokalari Institute for Social Policy, si dhe Fondacioni Qemal Stafa (FQS).
PROGWeB 2023 filloi udhëtimin në Qershor në Budva, Mal i Zi, ku të rinj të motivuar morën pjesë në sesione trajnimi mbi politikat progresive dhe u angazhuan në ideimin dhe planifikimin e projekteve kombëtare të ndarë sipas grupeve përkatëse.