Politikat Progresive në Ballkanin Perëndimor (PROGWeB) është një akademi politike rajonale e cila sjell së bashku të rinjtë socialdemokratë dhe liberalë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i Akademisë është të rrisë pjesëmarrjen politike dhe ndikimin e të rinjve në shoqëri dhe politikë nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe forcimit të bashkëpunimit demokratik rajonal.  

Programi mbështetet nga Olof Palme International Center dhe implementohet nga: Olof Palme International Center (OPC) Centre Party, International Foundation (CIS), Boris Divković Foundation (BDF), Forum of Left Initiative (FLI), Center of Modern Skills (CMS), Progres Institute for Social Democracy (PROGRESS), Liberal Institute Skopje (LIS), Musine Kokalari Institute for Social Policy, si dhe Fondacioni Qemal Stafa (FQS).

ProgWeB 2022 filloi udhëtimin në Beograd, Serbi në 7-10 Prill, ku rreth 25 politikanë të rinj të motivuar morën pjesë në sesione trajnimi mbi politikat progresive dhe u angazhuan nw planifikimin e një Projekti Kombëtar, si dhe shkrimin e Eseve Rajonale. 

Share.