Fondacioni Qemal Stafa organizoi aktivitetin “Të rinjtë në drejtim” me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës me mbështetjen e Olof Palme International Center. Trajnimi u zhvillua në datat 7 dhe 8 Korrik 2022 në Durrës dhe në Dajt me pjesëmarrjen e 17 të rinjve të shkollave të mesme të Tiranës. 

Në ditën e parë të trajnimit të zhvilluar në Durrës u mbajt sesioni mbi delegimin për të fuqizuar shoqërinë civile si element kyç të lidershipit dhe sesioni mbi komunikimin në publik. Në ditën e dytë të trajnimit të organizuar në Dajt, Tiranë, nxënësit e shkollave të mesme u njohën me termin e advokimit si mjet për pjesëmarrjen qytetare për të fuqizuar shoqërinë civile dhe mësuan si të bëjnë prezantimin e analizave dhe përmbledhjeve politike.

Në kuadër të aktiviteteve sociale të zhvilluara, u vizitua Amfiteatri i Durrësit dhe Kalaja e Dajtit nën rrëfimin e një arkeologu profesionist për t’u njohur me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike shqiptare.

Share.