Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit 2023 ose Konferenca e Palëve të UNFCCC, e quajtur më shpesh si COP, do të jetë konferenca e 28-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e cila do të mbahet nga data 30 nëntor deri më 12 dhjetor 2023, në Expo City Dubai. Konferenca është mbajtur çdo vit që nga marrëveshja e parë e OKB-së për klimën në 1992, dhe përdoret nga qeveritë për tu dakordësuar mbi politikat dhe për të kufizuar rritjen e temperaturës globale dhe për t’u përshtatur me ndikimet që lidhen me ndryshimet klimatike.

Konsideruar ndryshimet klimaterike dhe rëndësinë e impaktit të tyre në çdo fushë të jetës, me mbështetjen e Olof Palme International Center, Fondacioni Qemal Stafa, si një Fondacion që ka për qëllim asistimin në procesin politikëbërës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me ide, udhëzime, studime dhe programe politike, në bashkëpunim me Këshillin Mjedisor të Tiranës, organizon Akademinë Sociale në fushën mjedisore me temë: “Albania Youth Voice in COP 28”. 

Akademia Sociale u mbajt në Tiranë më datë 16 Nëntor 2023 dhe u organizua në formën e 5 tryezave të rrumbullakëta të mbajtura njëkohësisht ku të rinjtë patën mundësinë të ngrejnë shqetësimet e tyre mbi impaktin që ndryshimet klimaterike kanë në të tashmen dhe në të ardhmen e tyre, duke dhënë edhe propozimet ë tyre mbi zgjidhje të mundshme.

Share.