Në kuadër të programit Politikat Progresive në Ballkanin Perëndimor (PROGWeB), u zhvillua në Durrës, më datat 23-26 Qershor moduli i dytë i akademisë rajonale me pjesëmarrjen e të rinjve të përfshirë në politikë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtyre ditëve, të rinjtë prezantuan punën e bërë në lidhje me projektet kombëtare dhe esetë e tyre rajonale si detyra të marra që nga moduli i parë i programit. Nën mbikqyrjen e ekspertëve të fushës, do të vijojë implementimi i projekteve kombëtare deri në finalizimin e tyre.
Pjesë e programit ishte edhe trajnimi mbi markimin kombëtar në përgjithësi dhe markimin e projekteve kombëtare në veçanti. Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit morrën njohuri se si të rrisin impaktin e projekteve kombëtare të ndërmarra për t’u zbatuar prej tyre nëpërmjet markimit.
PROGWeB mbështetet nga Olof Palme International Center dhe implementohet nga: Olof Palme International Center (OPC) Centre Party, International Foundation (CIS), Boris Divković Foundation (BDF), Forum of Left Initiative (FLI), Center of Modern Skills (CMS), Progres Institute for Social Democracy (PROGRESS), Liberal Institute Skopje (LIS), Musine Kokalari Institute for Social Policy, si dhe Fondacioni Qemal Stafa (FQS).