Në kuadër të programit Politikat Progresive në Ballkanin Perëndimor (PROGWeB), u zhvillua në Zlatibor, Serbi, më datë 29 Korrik 2023 moduli i dytë i akademisë rajonale me pjesëmarrjen e të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij moduli, përfaqësuesit e secilit prej shteteve anëtare prezantuan punën e bërë në lidhje me projektet kombëtare, të cilat i kishin ideuar dhe diskutuar më herët gjatë modulit të parë të programit. Nën mbikqyrjen e ekspertëve të fushës, do të vijojë implementimi i projekteve kombëtare deri në finalizimin e tyre.
Pjesëmarrësit u trajnuan edhe mbi rëndësinë e PR në politikë, si të promovojnë idetë e tyre dhe si të zhvillojnë strategjitë e PR nëpërmjet mjeteve dhe aktiviteteve të duhura.
PROGWeB mbështetet nga Olof Palme International Center dhe implementohet nga: Olof Palme International Center (OPC) Centre Party, International Foundation (CIS), Boris Divković Foundation (BDF), Forum of Left Initiative (FLI), Center of Modern Skills (CMS), Progres Institute for Social Democracy (PROGRESS), Liberal Institute Skopje (LIS), Musine Kokalari Institute for Social Policy, si dhe Fondacioni Qemal Stafa (FQS).