Fondacioni Qemal Stafa organizon “Akademia Politike 2023”, e cila bazohet në programin “Mbështetja e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor – Progresi dhe Lidhja e Urave të Bashkëpunimit” në bashkëpunim me Fondacionin Kalevi Sorsa, me një kurrikul të përshtatur që përfshin dy module intensive dhe interaktive, të dizajnuara si një kombinim i prezantimeve teorike dhe rasteve praktike për pjesëmarrësit.

Formimi i liderëve politikë të ardhshëm është një aspekt i rëndësishëm i përmirësimit të procesit të politikëbërjes. Nëpërmjet rritjes së kapaciteteve në nivel kombëtar, Akademia Politike 2023 synon të nxisë mendimin kritik, të trajnojë, evidentoj dhe promovoj individët që kanë ambicie dhe dëshirojnë të jenë pjesë aktive e jetës politike në vend. Nëpërmjet Akademisë Politike pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë më gjerë mjedisin kompleks politik, social dhe ekonomik dhe të njihen me procesin e rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Evropian. Objektivi i Akademisë Politike është t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe ekspertizë teknike për të rritur aftësitë e tyre për të formësuar argumente politike të sakta.

Akademia Politike 2023 u hap me fjalën e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit, Z. Ledjon Shahini. Sesioni i dytë u mbajt nga Prof. Dr. Ardian Civivi, Rektor i Universitetit Mesdhetar në Shqipëri. Në këtë sesion u prezantua një spectrum i përgjithshëm ndërmjet ideologjive kryesore dhe u diskutuan me pjesëmarrësit avantazhet dhe disavantazhet e secilës ideologji.

Në ditën e dytë të Modulit I, u trajtua lidhja që ekziston midis sistemeve politike dhe atyre ekonomike nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit, Z. Ledjon Shahini. Në vijim Zj. Ana Verushi, Kryetare e Këshillit Bashkiak të Korçës, foli dhe diskutoi me pjesëmarrësit mbi sistemet mbizotëruese politiko-ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë ku me interes u trajtuan dallimet midis tyre. Gjithashtu, në këtë sesioni iu dha përgjigje pyetjes: Sa konvergjojnë sistemet politike dhe ekonomike në Shqipëri?

Moduli i parë i Akademisë Politike 2023 u zhvillua në datat 16-17 shtator 2023 në Pogradec, Shqipëri ku pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillonin dhe aktivitete sociale në përfundim të ditës së parë.

Share.