Fondacioni Qemal Stafa bashkëpunon me Westminster Foundation for Democracy mbi organizimin e Platformës Ndër-Partiake mbi Lidershipin Politik të të Rinjve. Të rinjtë e Qarkut të Tiranës kanë nisur për këtë vit serinë e trajnimeve dy-ditore, e cila do të vazhdojë edhe me të rinjtë e qarqeve të tjera të vendit. Trajnimi mbi lidershipin dhe integritetin merr rëndësi të veçantë sidomos në kushtet aktuale ku Shqipëria pret të organizojë zgjedhjet vendore këtë pranverë.

Trajnimi u zhvillua në qytetin e Durrësit më datat 24 dhe 25 Shkurt 2023 dhe u fokusua kryesisht te komunikimi dhe e folura në publik, komunikmi digjital dhe media sociale.Në këtë trajnim të rinjtë patën mundësi që përveç njohurive të përftuara, të përfshiheshin në diskutime në grup dhe ndërmjet grupeve, veçanërisht lidhur me prioritet e tyre në shoqëri.

Share.