Fondacioni Qemal Stafa organizoi “Trajnimi i Trajnerëve 2022” i cili në bazohet në programin “Mbështetja e demokracisë në Balkanin Perëndimor – progresi dhe lidhja e urave të bashkëpunimit me një kurrikul të përshtatur që përfshin tre module intensive dhe interaktive, të dizajnuara si një kombinim i prezantimeve teorike dhe aftësive praktike për pjesëmarrësit. “Trajnimi i Trajnerëve 2022” ka si qëllim tё mbështesë individët tё cilët duan tё angazhohen si trajnerë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e vendim-marrjes, komunikimit në publik dhe drejtimit si shtylla të rëndësishme drejt rrugës së suksesit. Temat e përfshira në këtë trajnim përfshijnë disiplinat e lidershipit, sesion mbi komunikimin, median, debatin konstruktiv dhe zhvillimin personal, module këto që do të vendosin në sfidë secilin nga pjesëmarrësit.

Moduli i dytë u zhvillua në datat 24-25 Shtator në Shëngjin, Shqipëri. Në vijim të Modulit të I, në ditën e parë të Modulit II, pjesëmarrësit patën mundësi të mësonin mbi Aftësitë Bazë të Trajnuesit 3&4, ku u fol për aftësitë trajnuese, prezantuese, coaching dhe përgatitjen e materialeve të trajnimit duke filluar prej agjendës deri tek formulari i vlerësimit i trajnimit. Në kuadër të rritjes së interaktivitetit dhe bashkëpunimit duke shpresuar në krijimin e një network-u afatgjatë, në mbyllje të ditës u zhvilluan aktivitete sociale sipas dëshirës.

Sesionet e ditës së dytë u përqëndruan në Aftësitë Bazë të Trajnuesit 5 dhe përgatitjen e grupeve për modulin e ardhshëm ku pjesëmarrësit do të simulojnë kryerjen e në trajnimi sipas grupeve përkatëse që janë ndarë. Pjesëmarrësit diskutuan mbi komunikimin në media dhe debatin konstruktiv në sesionin e parë. Në sesionin e fundit, trajnerët dhe pjesëmarrësit diskutuan dhe u konsultuan mbi temat e mundshme që grupeve mund të sjellin për prezantim.

Share.