Reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella ligjore dhe institucionale që ka prekur sistemin e drejtësisë në Shqipëri në dy dekadat e fundit. Ajo që e bën të dallueshme dhe shumë të rëndësishme këtë reformë është, ndër të tjera, ndikimi i gjerë që ka pasur ky proces në grupet e interesit, aktivitetet e të cilave lidhen me sistemin e drejtësisë, por jo vetëm. Impakti i këtij procesi shtrihet më gjerë në shoqërinë shqiptare. Kjo, sepse reforma, përpos profesioneve të drejtësisë të cilat në forma të ndryshme janë prekur prej saj, ka ushtruar një impakt të ndjeshëm në sferën private të çdo qytetari sa i takon marrjes së drejtësisë ne kohë, si një nga parimet kryesore të së drejtës: “Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”.
Reformimi i sistemit të drejtësisë në vend erdhi si një nevojë e diktuar nga dy faktorë: si kusht i vendosur nga Bashkimi Evropian për integrimin e vendit në BE, i artikuluar për shumë vite më rradhë në formën e rekomandimit në Raportet e Progresit të hartuara për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, por edhe si një nevojë e natyrshme e diktuar nga rrethanat faktike institucionale dhe shoqërore të vendit.
Tryeza e rrumbullakët u mbajt më datë 22 Shtator 2022 me prezencë të Znj. Romina Kuko, anëtare e Bordit të Fondacionit Qemal Stafa dhe Zv. Ministre e Brendshme, Znj. Klotilda Bushka, Kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, anëtarëve të këtij Komisioni, Z. Sokol Haxhiu, përfaqësues i Westminster Foundation for Democracy, si dhe profesionistëve të fushës së drejtësisë.
Për të lexuar punimin e plotë, klikoni në link-un: