Fondacioni Qemal Stafa në bashkëpunim me Olofe Palme International Center organizon Akademinë Politike me temë “Integriteti dhe Antikorrupsioni”, e cila do të zhvillohet më datë 11-12 Nëntor në Tiranë.
Të interesuarit për të marrë pjesë, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e email-it: [email protected] brenda datës 07.11.2023. Të përzgjedhurit do të komunikohen nëpërmjet një email-i konfirmimi.
Për më tepër informacion rreth aktivitetit, referojuni agjendës së takimit.