Fondacioni Qemal Stafa mori pjesë aktivisht Konferencën Rajonale tradicionale VUČKO të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Forumi Left Initiative.

Gjenerata Z dhe Mobilizimi Politik ishin dy temat e trajtuara në konferencën Vučko 2023, ku morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia.

Të rinjtë u bënë pjesë dhe diskutuan mbi mënyrën se si gjenerata Z ofron një potencial për të tashmen, duke krijuar një të ardhme, e cila do krijojë ura komunikimi në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca u mbajt më 6-8 Tetor 2023 në qytetin e Sarajevës.

Share.