Në kuadër të programit të trajnimit rajonal “Progressive Politics in Western Balkans (PROGWeB)”, skuadra e të rinjve shqiptarë organizuan aktivitetin me të rinjtë që përqafojnë qasjet pro-mjedisore.
Anëtarët e grupit që përfaqësojnë Shqipërinë në PROGWeB prezantuan idenë që qëndron pas Akademisë Rajonale, si dhe qëllimin e projektit kombëtar shqiptar, duke ftuar të rinjtë të aplikojnë për aktivitetet e radhës PROGWeB.
Eventi i organizuar ka frymëzuar dhe pajisur të rinjtë shqiptarë me njohuritë, aftësitë dhe entuziazmin për të përqafuar automjetet elektrike, si një element kryesor në formësimin e një të ardhmeje më të gjelbërt dhe më të qëndrueshme.
Eventi nuk ishte vetëm një mundësi për të eksploruar përfitimet mjedisore të makinave elektrike, por edhe një platformë për rrjetëzimin e të rinjve, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve.
PROGWEB bashkon në një akademi politike socialdemokratët dhe liberalët nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (BP6) dhe organizohet me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center.