Call for applications

Thirrje për aplikim: Demokracia, Disinformimi dhe Integriteti Zgjedhor në Shqipëri

Në një epokë të disinformimit në rritje dhe besimit të luhatshëm të publikut, demokracia përballet me sfida të rëndësishme veçanërisht gjatë cikleve zgjedhore. Me mediat sociale që riformësojnë komunikimin dhe ndikimin politik, dhe demokracinë e Shqipërisë ende në konsolidim, është thelbësore që liderët, aktivistët dhe qytetarët e rinj të bëhen mbrojtës aktivë të vlerave demokratike dhe transparencës. Ky trajnim synon të thellojë të kuptuarit e pjesëmarrësve për parimet, institucionet dhe proceset demokratike, duke i pajisur ata me aftësitë për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin, për të njohur manipulimin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemeve demokratike. Trajnimi do të përfshijë temat e mëposhtme:

Themelet e Demokracisë: Parimet, Institucionet dhe Pjesëmarrja

Identifikimi dhe luftimi i dezinformimit dhe propagandës politike

Njohuria mediatike dhe roli i mediave sociale në formimin e opinionit politik

Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme: Ligji zgjedhor, Vota e diasporës

Roli i shoqërisë civile dhe rinisë në mbrojtjen e proceseve demokratike.

Data e trajnimit: 26-27 Prill 2025

Vendi i zhvillimit të trajnimit: Korçë, Shqipëri

Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatorët.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në trajnim, ju lutemi plotësoni formularin në link-un më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf5s7e3_ufU3RBNFaXCnSaRJnyRLF421Uvre3etXpfxPT3fhw/viewform?usp=sharing

Afati i aplikimit: 15/04/2025

Njoftimi lidhur me pranimin/mospranimin tuaj do të bëhet brenda datës 18/04/2025.

Agjenda e trajnimit: