Westminister Foundation for Democracy (WFD), organi publik i Mbretërisë së Bashkuar i dedikuar forcimit të demokracisë në mbarë botën organizoi trajnimin dy-ditor me të rinjtë shqitparë në kuadër të platformës ndër-partiake. Trajnimi u mbajt më datat 24-25 shkurt 2022 në qytetin e Durrësit. Përkrah përfaqësuesve të WFD-së, të pranishëm në trajnim ishin edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe kandidatë për kryetar bashkie në Bashkinë e Durrësit.

Gjatë ditës së parë, të rinjtë u trajnuan mbi lidershipin demokratik dhe komunikiminn, ku e ftuar ishte Znj. Edlira Gjoni. Në vijim, u zhvillua diskutim i hapur ndërmjet të rinjve dhe Ministres së Shtetit për Rinën dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi mbi Ligjin për Rininë, Strategjinë për Rininë dhe përfshrijen e të rinjve në vendimmarrje. U vu re pjesëmarrja aktive dhe interesi i shaqur i të rinjve për të mësuar sa më shumë lidhur me këto fusha.

Gjatë ditës së dytë të trajnimit u bë prezantimi i platformave për bashkinë e Durrësit nga kandidatët për Kryetar Bashkie, Z. Luan Hoti (PD), Z. Ardian Muka (Shtepia e Lirisë) dhe Znj. Emirjana Sako (SP). I ftuar në trajnim ishte edhe Z. Ilir Kalemaj i cili u përqëndrua kryesisht tek të rinjtë në politikë dhe përdorimi i të dhënave kërkimore për politikëbërje. Në përfundim të aktivitetit, të rinjtë u përfshinë në diskutimin dhe finalizimin e listës së prioriteteve të të rinjve drejtuar nga Znj. Vali Qyrfyci.

Ky trajnim nga WFD u dha mundësinë të rinjve shqiptarë, jo vetëm të njiheshin e thellonin njohuritë e tyre mbi tema të lidhur me pjësemarrjen e tyre në politikë, por edhe të shkëmbenin mendime dhe ide me njërin-tjetrin në kuadër të të mirës së përbashkët dhe angazhimit në rritje të tyre në proceset politik-bërëse.

Share.