Aktivitete

Workshop – Rritja e rolit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes politike

Për të mbështetur dhe forcuar strukturën rinore të Tiranës të Partisë Socialiste në drejtim të përfshirjes domethënëse të të rinjve në proceset vendimmarrëse brenda Partisë Socialiste, si dhe për të mbështetur financiarisht strukturën rinore të Partisë Socialiste, FQS me mbështetjen financiare të Westminister Foundation for Democracy (WFD), ka organizuar Workshopin – Rritja e rolit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes politike në 16 Mars 2024 në Dajt, Tiranë.
Një grup prej 19 të rinjsh të përfshirë në strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës, në praninë e përfaqësuesve të PS-së, FQS-së dhe WFD-së, morën pjesë në aktivitetin njëditor i cili u përqendrua në tre tema specifike:

  • Demokracia në Parti dhe Procedurat e Brendshme.
  • Ndërtimi i Profilit të Partisë nga Baza.
  • Si të Bëhesh Pjesë e Proceseve Vendimmarrëse.

Gjatë aktivitetit u trajtua rëndësia dhe mjetet për rritjen e kapaciteteve të të rinjve në kontekstin e rolit të tyre në proceset vendimmarrëse brenda PS-së. Aspektet teorike dhe praktike të secilës prej temave u diskutuan ndërmjet trajnerit dhe të rinjve, duke i angazhuar ata në detyra individuale dhe në grupe pune.