DATË: 18 MAJ 2018, BEOGRAD

Fondacioni “Qemal Stafa” mori pjesë në një Workshop dy ditor në datat 15-16 Maj në Beograd mbi mundësitë e zhvillimit të strategjive të reja rajonale në Ballkanin Perëndimor, bazuar mbi objektivat e SIDA (Swedish International Development Cooperation Agency).

Eventi organizohej nga Partnerët Suedeze, Olaf Palme International Center (OPC) dhe Center Party Foundation në Suedi.

Pjesëmarrësit, përfaqësues të fondacioneve politike simotra të Ballkanit Perëndimor,nga Shqipëria, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia diskutuan mbi strategjitë dhe objektivat e përbashkëta të tyre dhe trajtuan metoda mbi rritjen e numrit të të rinjve dhe të femrave pjesëmarrëse në aktivitetet politike dhe në procesin e politikbërjes.

Katër ishin idetë e reja të cilat u propozua në këtë takim:

  1. Forcimi i bashkëpunimit të partive dhe organizatave politike për të shprehur dhe shtyrë politika të duhura për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të drejtat e njeriut dhe për barazinë gjinore.
  2. Ndërtimi i platformave për nxitjen e dialogut politik dhe për krijimin e koalicioneve partiake kryesisht në vendet e të cilat kanë kaluar konflikte dhe në vendet me sistem të dobët partiak.
  3. Forcimi që partitë dhe organizatat politike, gjithashtu edhe agjentët që kontribuojnë në ndryshim të bashkëpunimit me njëri tjetrin dhe me institucione të ndryshme (zyra publike).
  4. Forcimi i vetëbesimit dhe motivimi i asaj pjese të shoqërisë që nuk përfshihet në proceset politike dhe proceset vendimarrëse politike me fokus tek pjesëmarrja e femrave në politike dhe pjesëmarrja e të rinjve.

Ndërmarrja e nismave të tilla bëhet për të qënë më afër bashkëpunimeve me vëndet e Ballkanit Perëndimor. Pritet një program bashkëpunimi rajonal frytdhënës për të forcuar përfaqësim maksimal të të rinjve dhe të grave në procesin e politikbërjes.

Rëndësi iu dha edhe dialogut të vazhdueshëm politik midis partive simotra në rajon dhe nxitjes së koalicioneve partiake.

.

 

 

Share.