Vizitë studimore me studentët e Akademisë Politike në Parlamentin Evropian

Datë: 25-27 Qershor 2018, Parlamenti Evropian, Bruksel

Vizitë Studimore

Studentët më të mirë të Akademisë Politike të përzgjedhur nga Fondacioni “Qemal Stafa” u shpërblyen me pjesëmarrjen në vizitën studimore në Parlamentin Evropian, nga data 25 deri më 27 Qershor 2018.

Me mbështetjen e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamenti Evropian (S & D), ky udhëtim u mundësoi studentëve të njihen me politikat në nivel europian.

Gjatë qëndrimit tre-ditor, studentët kishin mundësinë të merrnin pjesë në takime me Deputet të ndryshëm të Parlamentit Evropian. Grupi S & D kishte mbuluar jo vetëm shpenzimet e tyre të fluturimit, por kishte hartuar dhe një axhendë të plotë, interesante dhe argëtuese për tu ndjekur.

Ditën e parë, pas mbërritjes në Bruksel, studentët shkuan në PE për të marrë pjesë në një takim në Komitetin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme. Pasi u bashkuan me këtë seancë, ata patën një diskutim shumë kritik, mbi përdorimin e të dhënave të përdoruesve të Facebook, nga Cambridge Analytica dhe ndikimin e saj në mbrojtjen e të dhënave, lajmet e rreme, pozitën e tregut të Facebook dhe besimin e konsumatorit në platformat online dhe siguria kibernetike. Qëllimi i debatit ishte pasja e një pasqyrë të qartë dhe të plotë të fakteve serioze dhe shqetësuese, dhe identifikimin e ndikimit të keqpërdorimit të këtyre të dhënave mbi të drejtat themelore të jetës private, mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën për të marrë dhe dhënë informacion të sakta.

Më pas, vizita studimore u zhvillua në Shtëpinë e Historisë Evropiane, muzeu më i fundit në Bruksel i kushtuar kronikës së kontinentit të vjetër. Studentet mësuan për Evropën, duke filluar nga antikiteti, pasuar nga episodet mesjetare dhe pasojat  e dy Luftërave Botërore. Duke dëshmuar se si historia ka formuar Evropën moderne sot, studentët pa dyshim ishin të bindur se pa marrë parasysh mosmarrëveshjet gjatë shekujve, paqja gjithmonë ka mbizotëruar dhe ishte në kohë të tilla kur u arrit përparimi ekonomik, industrial dhe shkencor.

“Në paqe, siguri dhe liri” ishte motoja e parashikuar nga Etërit themelues të BE-së dhe me siguri këto fjalë nuk ishin thjesht një frazë që studentët lexonin në një muze por një mesazh të gdhendur në ndërgjegjen e tyre.

Dita tjetër ishte aq e rëndësishme dhe bindëse sa e para. Studentët patën mundësinë të mësonin funksionimin e Parlamentit Europian dhe Komisioneve të tij. Ata u ftuan përzemërsisht për të marrë pjesë në Grupin Horizontal të Punës A, në të cilin u përshëndetën me mirësi dhe u prezantuan si përfaqësues të rinj nga Shqipëria. Në këtë takim, praktikantët u ndeshën me axhendën diplomatike ndërkombëtare të BE-së, mbi klimën, migrimin, shëndetin, partneritetet dhe marrëveshjet në të gjithë botën – nga Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela,  në Kongo, Jemen, Irak dhe Azerbajxhan. Raportimi mbi situatat humanitare, sistemet e armëve, shkelja e të drejtave dhe bashkëpunimi ndërkontinental, u bëri  studentëve te kuptojne zhvillimet dinamike ditore të cilat BE-ja duhet të realizojë.

Për të përshëndetur studentët e FQS, u realizua një drekë pune nga Zëvendëspresidenti i S & D, Z. Victor Boştinaru dhe Deputeti i Parlamentit Europian i cili ka kontribuar shumë në rrugën e integrimit të Shqipërisë, Z. Knut Fleckenstein. Ata biseduan me studentët mbi të kaluarën e Shqipërisë, zhvillimin e saj dhe progresin e fundit reformator, si dhe të ardhmen e padiskutueshme evropiane përpara nesh. Mirëpritja dhe këshillimi i tyre më tej nxitën studentët që të vazhdojnë punën e tyre të mirë dhe t’i mbajnë ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të rritur pozicionin e Shqipërisë në familjen evropiane dhe për të përshpejtuar hapat drejt integrimit.

Pas këtyre takimeve me deputetët, studentët patën një audiencë me znj. Christine Revault D’Allonenes Bonnefoy me të cilët shkëmbyen pikëpamje mbi zbatimin e fundit të pesë prioriteteve kyçe që BE ka vendosur për Shqipërinë si parakusht për negociatat e pranimit, veçanërisht reforma gjyqësore dhe procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Së bashku, ata diskutuan rreth sfidave të kërkuara dhe produktin përfundimtar të të gjithë këtij procesi, përkatësisht zhvillimit të qëndrueshëm dhe fitimit të besimit të Këshillit të Bashkimit Europian.

Për të kuptuar më mirë funksionimin e të gjitha institucioneve të BE-së, delegacioni shqiptar vizitoi Parlamentarin, zemrën e Parlamentit Europian. Kjo vizitë ishte e përkryer për të zbuluar politikën evropiane përmes udhëzuesve multimedialë të dorës, duke shpjeguar rrugën drejt integrimit evropian, si punon Parlamenti Evropian dhe çfarë bëjnë anëtarët e saj për të përballuar sfidat e sotme.

Ditën e fundit u organizua një vizitë në zyrat e Partisë Socialiste Europiane (PES). Gjatë takimit, studentët u njohën me zyrat e PES-së, organizimin dhe përfshirjen e partive të tjera simotra, si dhe me vlerat demokratike dhe sociale për një Europë progresive. Si një forcë e madhe politike së bashku me Partinë Socialiste të Shqipërisë, PES formulon politikat progresive të punës, përcakton dhe miraton politikat e përbashkëta për të promovuar drejtësinë sociale dhe ekonomike, të drejtat themelore dhe një jetë më të mirë për të gjithë Evropën. Studentët u informuan se PES bashkon socialistët, socialdemokratët dhe punëtorët nga e gjithë Evropa.

Më pas, ekipi shqiptar u ngjit në takimin e Grupit S & D, ku përfaqësuesit e partive të majta nga e gjithë BE u angazhuan në debate dhe argumente për zhvillimet aktuale. Duke respektuar zellin dhe duke e nxitur këtë tubim, entuziazmin që karakterizoi çdo fjalim, ekipi i FQS njohu punën e përhershme e të vazhdueshme të Grupit S & D dhe Parlamentit Europian në tërësi, duke realizuar misionin e krijimit të politikave të mundshme për mirëqenien e qytetarëve.

Për të përfunduar këtë vizitë studimore, studentët patën tre mbledhje të tjera me deputetët, me Deputetin gjerman z. Arndt Kohn, me Deputeten britanike Znj. Julie Ward dhe me Deoutetim Italian Brando Benifei. Në secilën prej këtyre takimeve, politikanët e lartpërmendur u impresionuan nga ambicia dhe vullneti i studentëve shqiptarë në avancimin e njohurive të tyre për politikëbërjen për t’iu përshtatur aftësive të kërkuara në nivel evropian. Motivimi i tyre për të ndryshuar, përmirësuar dhe përshtatur me skemën e BE nuk ka shkuar pa u vënë re nga zyrtarët e lartë të BE.

Ky udhëtim shumëfishoi vendosmërinë e studenteve tanë për të punuar më shumë në përmbushjen e ëndrrës së kombit tonë për t’u bashkuar me BE. Ky udhëtim i shkurtër në zemër të Evropës konfirmoi dhe forcoi ndjenjën e përgjegjësisë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre në Shqipëri për të kryer dhe për të bërë përparim të mundshëm në udhën tonë të BE-së së shpejti.

 

 

 

Leave a Comment