Datë: 26 Qershor 2018, Luxemburg
Rruga e pakthyeshme e Shqipërsië drejt Bashkimit Europian.
Propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë iu gjet një rrugë e ndërmjetme.
Në 26 Qershor në Luksemburg, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, Këshilli Evropian u pajtua pozitivisht me progresin që Shqipëria ka bërë dhe përcaktoi rrugën e hapjes së negociatave për anëtarësim në Qershor të vitit 2019.
Pavarësisht kundërshtimit të vendeve si Holanda, Franca dhe Danimarka, vendet e tjera të BE-së konfimojnë hapjen e rrugës së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërsië dhe Maqedonisë.
Ashtu si edhe për ne, progresi në fushën e Reformës në Drejtësi është i dukshëm dhe me rezultat pozitiv. Procesi i Vetingut, i cili është në thelb të Reformës në Drejtësi mbi rivlerësimin e sistemit gjyqësor, ka arritur rezulatet e duhura.
Çdo hap është mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Shqipëtarët.
Dyert e Bashkimit Europian janë tashmë të hapura, dhe deri në vitin 2019 investimi drejt integrimit do të jetë maksimal.
Për qeverinë tonë ky vendim është si stimul për të vazhduar rrugën në reformat kyçe dhe për ti arritur plotësisht kushtet e Komisionit Europian.
Referenca: Lexo.al