Forma më e re e bashkëpunimit rajonal është “Ballkani i Hapur” ose referuar shpesh me termin “Open Balkan”. Open Balkan është një zonë e përbashkët ekonomike dhe politike e tre shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Meqenëse kjo nismë është relativisht e re, nuk ka analiza të gjera mbi përfitimet dhe/ose rreziqet që lidhen të. Për këtë qëllimi është përgatitur punimi me temë “Nisma Open Balkan: Përfitimet dhe Risqet” i cili paraqet një pasqyrë të përgjithshme të qëllimit dhe marrëveshjeve të nënshkruara tashmë në lidhje me nismën e Open Balkan; analizon nëse kjo nismë përputhet me iniciativat ekzistuese rajonale dhe rendit përfitimet dhe rreziqet e mundshme politike dhe socio-ekonomike të nismës.

Tryeza e rrumbullakët e zhvilluar më 30 Qershor 2022 pati diskutime të shumta në lidhje me përfitimet dhe risqet e nismës së Ballkanit të Hapur, një pjesë e të cilave u reflektuan prej ekspertëve në punimin përfundimtar. Të pranishëm në këtë diskutim ishin dhe Znj. Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht anëtare e bordit drejtuese të FQS si dhe Z. Julian Hodaj, Zëvendësministër i Brendshëm.

Share.