Fondacioni Qemal Stafa, me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center, organizoi trajnim me aktivistët e Partisë Socialiste të Njësisë Administrative 13, Tiranë. Fokus i trajnimit ishte rëndësia e aktivizimit dinjitoz gjatë procesit të zgjedhjeve lokale 2023, komunikimi në publik dhe advokimi si mjet për pjesëmarrjen qytetare.

Pjesëmarrësit u trajnua mbi rëndësinë e komunikimit publik përgjatë fushatave zgjedhore, teknikat efektive të komunikimit në publik, hartimin e strategjisë së advokimit dhe mbi rëndësinë e advokimit parë në kontekstin e zgjedhjeve vendore. Trajnimi u zvillua më datë 17 Dhjetor 2022 në qytetin e Tiranës.

Share.