Vitet  e fundit BE është përpjekur të trajtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si një proces të unifikuar (Procesi i Berlinit). BE po mundohet të facilitoj një bashkëpunim ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet integrimit në nivel rajonal.

Axhenda e zgjerimi të BE-së ka prioritizuar këtë projekt dhe linjë integrimi në rajonin e BP. BE-ja është e gatshme të anëtarësojë në union rajonin e BP nqs politika e brëndshme e rajonit  ngre kapacitete bashkëpunimi ndërmjet saj duke sheshuar cdo kusht tjetër që BE kërkon. Vullneti i BE-së reflektohet nëpërmjet kontributit dhe energjisë kundrejt BP por vullneti i rajonit dhe urat e bashkëpunimit duket sikur kanë  ende influncë nga gjurmët e së kaluarës.

Por unioni ku vendet e rajonit të BP aspirojnë që të integrohen nuk mund të konsiderohet si dera ku mund të zgjidhim problemet tona. Personalisht besoj që arena e zgjidhjes së problemeve ndërmjet vendeve të BP duhet të jetë vetë rajoni dhe vullneti i secilit prej vendeve për të ç’rrënjosur dukuritë e serive të mëparshme. Duke treguar në këtë mënyrë gatishmërinë për të demokratizuar sistemin politik të vendeve tona. E rëndësishme, është të kuptohet që stabiliteti i përgjithshëm dhe siguria në rajon, rrjedh nga stabiliteti i brendshëm i secilit shtet veç e veç në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duket si një projekt utopik por ajo çfarë mban të motivuar këtë proces është gjenerata e re e këtij rajoni e cila duket se po shfaq karakteristikat e një gjenerate perëndimore. Gjenerata e re e rajonit mbetet burim i sigurtë dhe permanent për projektin e europianizimit të rajonit të BP.  Natyrshëm lind pyetja se si mund të pozicionohet dhe kontribuojë gjenerata e re në procesin e integrimit europian të rajonit të BP?

Nëse do të hidhnim një vështrim pas në histori do të gjejmë providenca ku bashkëpunimi ndërmjet  të rinjve është kthyer në urë lidhëse e cila ka fshirë gjurmët e së kaluarës  duke hedhur hapat drejt një të ardhme premtuese. Një situatë me rrethana të njëjta e gjejmë në atmosferën e krijuar pas  Luftës së II-të Botërore, ku marrëdhëniet diplomatike dhe kulturore ndërjmet Gjermanisë dhe Francës nuk ishin në nivele miqësore. Ajo çfarë këto dy vende iniciuan ishte FGYO (France German Youth Office), qëllimi dhe objektivat kryesore të kësaj strukture konsistonin në nxitjen dhe inkurajimin e ndërveprimit  të të rinjve ndërmjet dy vendeve përkatëse duke siguruar stabilitet dhe qëndrueshmëri në vijim. Pas disa dekadash dhe pse ende aktive, misioni i FYGO u konsiderua si një ndër protagonistët kryesor në stabilitetin e mardhënieve Gjermani-Francë. Kjo është formula dhe struktura që vendet e rajonit të BP duhet të ndjekin.

Të rinjtë e vendeve të BP duhet të njohin dhe zbulojnë më shumë për fqinjësinë që i rrethon, më pas ata mund të kuptojnë vlerën dhe rëndësinë e saj. Fqinjësia në BP nuk është një term i zakontë, politika ka induktuar opinione dhe steriotipe ndërmjet vende të BP. Gjenerata e re duhet që të eksplorojë fqinjësinë dhe të kuptojë dallimin e hendekut që politika ka krijuar ndërmjet vendeve të BP. Referimi i modeleve që rajonet e tjera ne europë kanë përdorur mbetet një busull orientimi për ecurinë e rajonit. Aspektin e zbatueshmërisë së modeleve të tjera përsa i përket njohjes së fqinjësisë dua ta emfatizoj me eksperiencën personale të një vizite studimore në rajonin e Kaukazit. Promovimi i njohjes së pavarsisë së Nagorno-Karabakh në rajonin e Kaukazit dhe më gjerë ishte qëllimi kryesor i vizitës. Të rinjtë pjesmarrës të vizitës studimore arrinin të kuptonin vlerën dhe rëndësinë e pavarsisë së Karabahut nëpërmjet takimit me kulturën dhe historinë e saj. Njohja dhe prekja e kulturës dhe historisë së Karabahut gjatë vizitës i ktheu këta të rinj në promotor dhe loboues të njohjes së Karabahut në vendet e tyre.

Të rinjtë e rajonit duhet të jenë vendimmarrës dhe faktorë në problematikat që prekin vendin e tyre. Nuk duhet thjesht të mbështetemi tek fakti që të rinjtë kanë një rol kyç në projektin e europianizimit të rajonit por duhet të reflektojmë me veprime. Kontributi i të rinjve në shoqërinë civile në rajonin e BP mbetet ende prioritet dhe fryt-dhënës, ajo çfarë do të conte përpara këtë projekt do të ishte rritja e përfaqësimit të gjeneratës së re në politik. Nxitja dhe vendosja e të rinjve në drejtimin e sektorëve strategjik të rajonit do të ri-kombinonte politikën e vjetër ballkanase me atë të politikës së re dhe perëndimore ku të rinjtë kanë qasje për t’u orientuar. Forumet rinore pranë partive politike të rajonit të BP dhe shoqëritë civile duhet të lobojnë për zbatueshmërinë dhe ndryshimin në kuota (lista) për elementët e përfaqësimit politik në mënyrë që qëllimi dhe ndërveprimi midis vendeve të rajonit të jetë më i volitshëm.
Siç thotë dhe një proverb kineze “Një fqinjë i mirë është si të gjesh një thesar” ndaj na duhet të mendojmë politikisht si rajon sepse bashkë mund të shkojmë më përpara. Ndërlidhja-elementi kryesor i zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërive. Rajoni është një unitet, karakteristikat homogjene kulturore të saj mund të ndihmojnë në komunikimin dhe rrugëtimin e bashkëpunimit. Të rinjtë duhet të edukohen për një të ardhme rajonale të sigurtë dhe të qëndrueshëm. Përfshirja e kësaj gjenerate në këtë proces do të përshpejtonte reaksioni “europianizimit” të rajonit.

Agjentët e ndryshimit dhe të krijimit të një qëndrueshmërie në rajon mund ta përpilojnë dhe t’i japin formë afat-gjate vetëm TË RINJTË. Tashmë ndërmjet vendeve të rajonit nuk është më koha të flasim për seritë e së shkuarës por ka ardhur koha që të flasim për të ardhmen dhe zhvillimin e saj. Duke thyer të gjitha steriotipet dhe diskurset që politika ka krijuar midis nesh.

Share.