Task Forca Rajonale e Social Demokratëve 2019

10-11-12 Maj 2019

Podgoricë, Mali i Zi

 

Përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë morën pjesë në takimin e parë të Task Forcës Rajonale të Social Demokratëve 2019, të organizuar në Podgoricë, Mali I Zi, ne datat 10-11-12 Maj 2019.

Takimi kishte një axhendë tri-ditore që nisi me mberritjen në Podgoricë të Perfaqësuesve nga partitë e majta të vendeve si Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kroacia.

Dita e parë e punimeve kishte në fokus kryesor njohjen e pjesëmarrësve në këtë Task-Forcë me strukturimin e mbledhjen e fondeve të Partive Socialiste Evropiane (PES) dhe po ashtu në organizimin dhe transparencën e ketyre fondeve. Temën e takimit mbi rëndesinë e prejardhjes së këtyre financimeve dhe alokimin e tyre respektiv e hapi përfaqësuesja FEPS, e cila vinte nga Belgjika, Hedwig Giusto, Këshilltare për Politikat Partiake e cila bëri me dije se si do të vijonte trajnimi 2 ditor në Podgoricë. Detaje dhe hollësi specifike në shifra dhe tabela u paraqiten gjate paradites së datës 11/05/2019 nga Znj.Majire Leffeber, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e PES, ndërkohë që pjesëmarrësit u njohën me formula te ndryshme operimi të financimit te partive anëtare te PES dhe po ashtu kontrollin që vete PES ushtronte përmes vëtë strukturave të brendshme të instritucionit dhe po ashtu përmes kontrolleve dhe auditeve vjetore të ushtruara nga një Autoritet Mbikëqyres i Pavarur, i krijuar 2 vite më parë, autoritet plotësisht i Jashtem dhe Pavarur nga PES. Në kuadër të temës kryesore, që përqëndrohej tek krijimi, rritja dhe forcimi I integritetit të brendshëm të partive të majta, për të muundësuar rritjen e besimit të elektoratit tek këto parti, Zonja Leffeber I njohi pjesëmarrësit me problematikat e hasura pas krijimit te Auttoritetit te Pavarur Mbikëqyrës të Financave të PES duke qene se ky i fundit kishte hartuar një pakketë normative dhe rregullatore që i ndalonte PES-s marrjen e financimeve nga parti te majta jo anëtare të grupimit të majtë të Evropianëve. Po ashtu, u paraqitën edhe me tabela, shifra dhe tregues për projekte apo shpenzime, evente apo nisma të ndryshme, se si operohej për financimin e tyre dhe sesa vetëfinancohej nga partia respekive dhe se sa financohej nga Komisioni Evropian, sikurse u vu theksi tek fakti që nëse një event apo projekt nuk realizohej duhej rikthyer drejt origjinës (KE) 90% e shumës së alokuar për organizimin në fjalë. Me sqarimin e në hollësi të situatës Zonja Leffeber vecoi faktin se si një autokontroll i mirë i financave të brendshme të partive politike rriste integritetin dhe kredibilitetin e tyre si një trup i vetëm dhe kompakt me transparence t vërtetueshme dhe të prekshme dhe nga faktorë të jashtëm.

Gjysma e dytë e po asaj dite e pati fokusin e tek burimet njerzore, evidentimin e individëve me potenciale kandidaturash, për poste të ndryshme në një gamë të gjëerë fushata zgjedhore si qëndrore po ashtu dhe lokale, si kryetarë bashkishë ashtu dhe këshilltarë, sikurse zgjedhje të brendshme partiake për kryetarin dhe drejtues të degeve rajonale të partive dhe Forumit të Gruas dhe po ashtu atij Rinor. Konsuleni i ftuar nga NDI, i cili vinte nga Serbia, Z, Djordje Belamaric na njohu me teknika të ndryshme që mund të zbatohen gjatë ditës së zgjedhjeve dhe po ashtu presionin me te cilin ekipi elektoral përballet gjatë asaj dite. Zoti Belamaric paraqiti me hollësi dhe shembuj të ndryshëm, se si evidentimi dhe përzgjedhja e kandidatit/ kandidates së përshtatshme për një post të caktuar do të përbëntë diferencën fituese ose humbëse në një fushatë elektorale. Ai vijoi më tej me theksimin e faktit se është pikërisht elementi njerzor i cili përbën difërëncën më të madhe në një fushatë elektorale dhe sesa jetësore është puna e një “zbuluesi” kandidatësh dhe se sa një i tillë duhet të jetë thellësisht i inkorporuar në cdo strukturë partiake, duke nisur që nga OS e ndryshe dhe deri në asambletë e ndryshme, madje deri tek kryesia qëndrore e partisë. Kjo u provua me tej duke qenë se u kombinua ushtrimet e ndryshme qe Z. Balamaric kishte ndërthurur përgjatë trajnimi, të cilat na përballën me një nevojë emergjente për vendimarrje gjatë situatave të simuluara të fushatave zgjedhore të ndryshme (kryesisht ate lokale shqiptare), por po ashtu edhe kombimin e ushtrimeve me formula të ndryshme, të perdorura gjatë fushatave zgjedhore të partivë simotra evropiane, baza e të cilave ishte elementi njerzor dhe zbulimi dhe mirëmenaxhimi i burimeve njerzore.

Dita e II, 12/05/2019 kishte në fokus ndërthurjen e situatës aktuale të partive të majta të rajonit për sa takon pjesës së Kodit të Etikës dhe Integritetit të breshëm të një partie polkitike dhe nismat e mundshme, që mund të ndërmerren nga të pranishmit në brendësi të partive respektive që ne përfaqësojmë. Folesi danez, Peter Palshoej, i ftuar nga NDI nxiti të grupoheshin me unanimitet si grup të gjitha cilësitë apo vetit që duhet të kenë partitë politike që të mund të kenë një intëgritet më të dukshëm dhe kompakt në qasjen politike, në sjelljen e anëtarevë e deri tek kryetari dhe ministrat apo diplomatët e dalë prej tyre. Zoti Palshoej nxiti përmes ndarjes në grupe të zgjidheshin, të evidentoheshin situatat në partitë respektive mbi kodin e Etikës dhe Komisionet respektive si dhe masat për shkeljet të mundshme. Përfundimi i sesionit me Z. Palshoej u arrit me deyrën kryesore të ditës, ku secili prej grupeve në një kohë të limituar duhëj të përzgjidhte tri prej vetive të gjetura më herët dhe të përcaktonte përmmes një formulë të partivë të majta evropiane nga një nismë për përmirësimin ë situatës aktuale të partive respektivë dhe rrjedhimisht situatës në të gjithë vendin ku ajoparti operonte si forcë pokitike.

Duke qënë se në thelbin e takimit, dhe të të gjithë programit që pritet të përmbyllet me nje vizitë të përfaqësuesve të pranishëm në Bruksel, gjatë fund-muajit shtator ose tetorit, ishte rritja e integritetit të brendshëm te partive të majta të rajonit, detyra kryesore qe organizatorët (NDI dhe FEPS) dhanë për secilin pjesëmarrës ishte:

Ndërmarrja e një nisme operative reformatore dhe hartimin e një plani të saktë me hapa të mirëspecifikuara që gjatë pjesës së pare të muajit Shtator 2019 të mund ti paraqitet kryesisë vendimarrësë  të partisë për shndërrimin e nismës në reformë të brendshmë për rritjen e integritetit të partisë politike dhe qartësisht matjen e arritjes së kësaj reforme.

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

NEWSLETTER SIGN-UP

Subscribe to our mailing list