DATË: 27 MARS 2018, BRUKSEL

Në datën 27 Mars 2018, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa”, znj. Teuta Vodo, u takua me z.Matt Dann, Sekretar I Përgjitshëm i Bruegel.

I themeluar që në vitin 2005, Bruegel është një nga qendrat kërkimore më të rëndësishme në Europe. Bruegel, përmes botimeve, eventeve, mediave sociale dhe një blogu interaktiv, ka krijuar një hapësirë unike diskutimesh në përmirësimin e cilësisë së politikës ekonomike.

Nëpërmjet një fokusi të dyfishtë mbi analizën dhe marrëdhëniet dinamike me politikëbërësit në çdo nivel qeverisjeje, anëtarësia e Bruegel përfshin qeveritë e shteteve anëtare të BE, korporatat ndërkombëtare dhe institucionet.

Fondacioni “QemalStafa”falenderon z. Dann për mbështetjen lidhur me fushat të cilat ne I konsiderojmë prioritare si politikat fiskale, menaxhimi i të ardhurave, mallrat dhe rritjen ekonomike dhe të gjitha këshillat e tyre të rëndësishme në këtë kuadër.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe mbi nxitjen e dialogut dhe kërkimin mbi politikat më të volitshme për t’u përballur me problemet ekonomike në skenën politike, si dhe për një bashkëpunim të mundshëm mes Fondacionit “QemalStafa” dhe Institutit Bruegel.

 

Share.