Takim me Sekretaren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Institutit “Emile Vandervelde”

DATË: 27 MARS 2018, BRUKSEL

Në datën 27 Mars 2018, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa”, znj. Teuta Vodo, u takua me homologen e saj znj. Ariane Fontenelle, Sekretare Ndërkombëtare e Institutit Emile Vandervelde të Partisë Socialiste në Bruksel, fondacioni simotër i Fondacionit “Qemal Stafa”.

Një Institut Kërkimor i krijuar që nga viti 1946, Instituti Emile Vandervelde është i përkushtuar në kërkime mbi çështjet ekonomike, sociale, financiare, administrative, politike, etike, ligjore dhe mjedisore.

Fondacioni “Qemal Stafa” shpreh respektin jo vetëm punës së vazhdueshme të Institutit, por padyshim personit që ka frymëzuar emrin, Z. Emile Vandervelde, i cili ishte President i Partisë së Punëtorëve Belgë, si edhe President i International Socialist. Një socialist i vërtetë, qëllimet politike të të cilit kanë të bëjnë me zgjerimin e së drejtës së votës dhe demokracinë sociale, është një frymëzim për misionin tonë.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për bashkëpunim të mundshëm mes Fondacionit Qemal Stafa dhe Institutit Emile Vandervelde.

Fokus i veçantë iu dedikua Akademisë Politike, ku Fondacioni Emile Vanderveld shprehu gatishmërinë e tij për të dërguar trajnuesit dhe folësit e tij më të mirë me qëllim shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave, të cilat janë një vlerë e shtuar për edukimin politik të brezit të ri studentëve të Akademisë Politike.

 

Leave a Comment