Takim me Përfaqësues të “Open Europe”

DATË: 27 MARS 2018, BRUKSEL

Në datën 27 Mars 2018, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa”, znj. Teuta Vodo, u takua me z.Pieter Cleppe, Drejtues i Zyrës së Brukselit të Open Europe.
I themeluar në 2005, Open Europe është një ndër fondacionet më të rëndësishme që zhvillon kërkime në fushat e tregtisë, migrimit dhe marrëdhënieve ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.
Siç dhe vetë emri e sugjeron, Open Europe është një avokate e fortë e një marrëdhënies së ngushtë ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Ajo ka mbrojtur vazhdimisht nivele të larta të migrimit midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe është një mbështetëse e fuqishme e lirisë e lëvizjes së BE-së.

Ne përshëndesim qëndrimin pro – Europian të Open Europe, një pikë që bashkon misionin e saj dhe Fondacionin Qemal Stafa dhe kemi kënaqësinë e vecantë që në vazhdimësi të bashkëpunojmë në vazhdim të aspiratës së Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Leave a Comment