Takim me Përfaqësues të Forumit Rinor Evropian

DATË : 27 MARS 2018, BRUKSEL

Në datën 27 Mars 2018, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa” znj. Teuta Vodo, u takua me François Balate,Drejtorin e Politikave dhe Advokimit të Forumit Rinor Europian.
Forumi Rinor punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre.
Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë
Me përfaqësi prej 104 organizata rinore, Forumi Rinor Europian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996.

Kontributi që Forumi Europian i Rinisë jep në drejtim të mbështetjes së inicitativave të të rinjve për të arritur potencialin e tyre, është absolutisht i rëndësishëm!
Ndër të tjera, u diskutua dhe në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm mes Forumit Rinor Europian dhe Fondacionit Qemal Stafa, të cilin ne me kënaqësi presim ta organizojmë.

Leave a Comment