Fondacioni Qemal Stafa organizon në Tiranë takimin e iniciuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Internacionalja Socialiste me pjesëmarrjen e veçantë të Sekretares së Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Znj. Benedicta Lasi.

Takimi u organizua në kuadër të takimit të Sekretarëve të Marrëdhënieve me Jashtë të partive simotra në Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij takimi pune u ngrit në një nivel tjetër rrjeti i bashkëpunimit në rajon, i finalizuar me formalizimin e një protokolli konkret veprimi për hapat vijuese.

Takimi u mbajt më 29 shtator 2023 në ambientet e Partisë Socialiste dhe vijoi me një vizitë të të ftuarëve në Muzeun Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”.

Share.